E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sherr për makinat, vdes një 66-vjeçar

Një sherr mes dy të rinjve për makinën ka çuar në vdekjen e një personi dhe plagosjen e personi tjetër në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gjormë të Vlorës ku shtetasit Jeto Madani 28 vjeç dhe Ruku Arshiaj 25-vjeç pasi kanë goditur makinat e njëri-tjetrit kanë nisur të debatojnë ashpër, debat i cili ka degjeneruar deri në sharje dhe fyerje mes njëri-tjetrit.

Pasi kanë debatuar për më shumë se një orë 25-vjeçari Ruku Arshiaj ka marrë makinën dhe është larguar nga vëndgjarja për tu kthyer sërisht por kësaj rradhe për të marrë hak ndaj të riut tjetër i cili i kishte gërvishur makinën. Por mësohet se nga shpejtësia e madhe me të cilën 25-vjeçari po drejtonte automjetin e tij ka goditur një turmë banorësh të këtij fshati. Si pasojë ka gjetur vdekjen 66-vjeçari Luftar Shenaj dhe ka plagosur rëndë 25-vjeçarin Rrushan Ajazi.
 

Menjëherë 25-vjeçari është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur ndërkohë që policia ka ngritur postoblloqe për kapjen e tij.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë me akuzën për vrasje me dashje të një personi dhe plagosjen e një tjetri.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›