Kosove Gjendja ne veri e qete dhe me rruge te bllokuara

Ne veriun e Kosoves rruget qe cojne drejt vendkalimeve kufitare me Serbine vazhdojne te mbahen te bllokuara nga grupe serbesh ndersa vendkalimet jane nen kontrollin e forcave paqeruajtese. Forcat e NATO-s hoqen dore mbreme nga synimi per te larguar pengesat ne rruge ne funksion te sic u tha shmangies se gjakderdhjes. Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Erhard Buhler tha se kishte vendosur te mos perdore forcen duke pritur qe serbet te largohen prej andej dhe te mos pengojne levizjen e lire te forcave te tij.
Perfaqesuesit e serbeve thane se nuk do te largohen nga bllokadat e vendosur qe te henen kur njesite e posacme te policise se Kosoven vune nen kontroll vendkalimet kufitare me Serbine. Nje pjesetare i ketyre njesive humbi jeten gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje nga komunat veriore me shumice serbe.
Grupe serbesh i vune flaken njerit prej vendkalimeve kufitare ndersa shtine me arme zjarri edhe ndaj forcave te KFOR-it te cilat morrin nen kontroll postat kufitare duke i shpallur ato zona te kufizuara ushtarake. Pjesetaret e ketyre forcave kane paralajmeruar perdorimin e forces ne rast te perpjekjeve per te sulmuar vendkalimet.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se posta kufitare ne fshatin Jarine ne kufirin me Serbine eshte djegur nga grupe kriminale te udhehequra nga strukturat paralele serbe dhe te motivuara nga Beogradi.
Beogradi akuzoi grupet ekstremiste per djegien e postes kufitare ndersa presidenti i Serbise Boris Tadic tha se strukturat kriminale ne Kosove te lidhura edhe me serbet edhe me shqiptaret jane pergjegjese per djegien e pikes kufitare ne Jarine.
Parlamenti i Serbise nderkaq po debaton sot per gjendjen ne veri duke fajesuar Prishtinen por edhe forcat nderkombetare ne Kosove per situaten e diteve te fundit. Beogradi kerkon kthimin e gjendjes se meparshme ne vendkalimet kufitare.
Kjo eshte hedhur poshte nga kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili tha edhe sot se nuk do te kete kthim prapa.
Qe nga 25 korriku Kosova ka hapur nje kapitull te ri qe bazohet ne respektim te ligjit dhe te sovranitetit shteteror ne tere territorin e vendit. Nuk mund as te mendohet qe te bejme ndonje hap mbrapa tha ai.
Komentet e kryeministrit Thaci pasuan nje takim me shefin e EULEX-it Xavier Bout de Marnhac i pari qe nga dergimi i njesive te posacme te policise ne veri qe nuk ishte mbeshtetur nga ky mision. Kryeministri Thaci tha se vendosja e rendit dhe ligjit ne veri te vendit komunitetit serb qe jeton atje por eshte ne funksion te dhenies fund te krimit dhe kontrabandes se papenguar te 12 viteve te fundit.
Komuniteti nderkombetar miqte tane evropian dhe SHBA-te gjithmone e kane ditur se ne nuk do te mund te jemi indiferent dhe perjetesisht te tolerojme qe nje pjese e territorit tone te jete vrime e zeze jo vetem e Kosoves por edhe e Evropes. Durimi yne eshte edhe keqkuptuar dhe keqperdorur. Se fundi ne me vendosmerine tone kemi arritur ti japim fund status quos se hidhur e cila e ka mbajtur peng jeten normale te qytetareve qe jetojne ne veri dhe per me teper ka mbajtur peng te ardhmen euro-atlantike te Kosoves tha ai.
Kryeministri Thaci e kishte kritikuar ashper EULEX-in per mosmbeshtetje te operacionit te policise se Kosoves duke i bere thirrje atij qe te respektoje Kushtetuten e Kosoves ne tere vendin. Sot ai u shpreh i sigurt se EULEX do te bej veprime konkrete ne te ardhmen te cilat jane ne perputhje te plote me vete mandatin e misionit dhe me Kushtetuten e Kosoves.
Ndersa shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac shpehu shqetesimin per situaten ne veri ndersa e cilesoi te papranueshem faktin se civilet e pafajshem KFOR-i dhe EULEX-i jane sulmuar gjate diteve te fundit duke nenvizuar se nuk do te tolerohet asnje forme e dhunes dhe frikesimit.
Sot ne mengjes pata takim me gjeneralin Buhler dhe kemi rene dakord qe EULEX-i dhe KFOR-i do te punojne se bashku per te rivendosur lirine e levizjes. do rezistence ndaj lirise se levizjes ne veri te Kosoves eshte e paligjshme dhe nuk do te tolerohet dhe une kerkoj nga te gjithe njerezit te i shmangen perfshirjes ne akte te tilla tha zoti de Marnhca duke e siguruara kryeministrin Thaci se Misioni i tij i respekton Kushtetuten dhe ligjet e Kosoves.
Ai tha se e vetmja rruge perpara ne gjetjen e nje zgjidhje per situaten aktuale eshte nepermjet dialogut. Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta. Shefja e diplomacise evropiane Catherine Ashton do te dergoje ne fillim te javes se ardhshme diplomatin britanik Robert Cooper ne Beograd dhe Prishtine per te shqyrtuar rruget e rifillimit te bisedimeve ne funksion te sic thuhet shmangies se perkeqesimit te metejme te situates ne veri.