E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kompania Bankers ndot zonën, banorët të shqetësuar

FIER- Banorët e zonave naftëmbajtëse në fshtrat Belinë, Marinzë dhe Kallnë në rrethin e Fierit ankohen kundër firmës kanadeze Bankers, pasi kjo firmë ndot ambientin dhe nuk respekton premtimet e dhëna, prej saj që në nisje të këtij aktiviteti.

Firma kanadeze, shprehen të shqetësuar banorët shfrytëron vetëm puset e naftës së kësaj zone, ndërsa është indiferente përballë dëmeve të pallogaritshme që u shkakton këtyre banorëve në jetën e tyre, përfshi këtu jo vetëm dëmtimin e ambientit, por edhe dëmet e dukshme në bujqësi, të mbjella dhe ushqim bagëtish.

“Kur bëhen c’pime dhe i ndjejmë se është afër këtu”,- u shpreh një banore.

“Hajde shikoje, verifikoje, atje e kam serën. Jemi të helmuar edhe nga sera dhe nga gjithcka. Erë naftë, erë gaz, që nuk durohe dot. Sidomos kur del në orën 22:00 të mbrëmjes të mbyt era e gramit, kur gjithcka bie në qetësi”,- tha e shqetësuar një banore.

“Punohet me një teknologji që puset janë me bombola gazi. Tani atje nga kontakti që ne patëm me ata, firma tha se ne punojmë me gaz shumë të mirë, gaz familjar. Por, nuk ka mundësi të jetë gaz familjar ai, me atë ndotje që sjell. Nuk ka shanse, le të vijë kush të doje me mua tek toka, po duroi erën e gazit që digjet, nuk ka mundësi”,- sqaroi një banor i zonës.

Dhjetra kanale ujitëse janë të mbushura me hidrokarbure, ndërkohë që pranë banesave janë të dukshme pellgjet me serë dhe naftë dhe këto kërcënojnë cdo ditë shëndetin e banorëve.

“Kjo sera ka ardhur nga pusi që plasi këtu drejt dhe është një gabim i madh që e kanë lënë kësht, pasi ndotet ambienti. Një tjetër shqetësim që vjen nga kjo zonë është edhe rreziku që qendron para banesave, të cilat janë të ekspozuara cdo ditë përballë shpërthimeve të provokuara nga firma në puset e naftës”,- tha një banor.

Shpërthimet thonë banorët, ndodhin kryesisht gjatë orëve të natës. Këto kanë qenë motivet e një proteste nga dhjetra banorë të komunave Brostarë dhe Kallmë para pak ditësh. Banorët bllokuan automjetet e kompanisë, duke protestuar për normalizimin e situatës. Edhe pse nga përfaqësues së kompanisë kanadeze u premtua se do të shtroheshn të gjitha rrugët me asfalt dhe beton si dhe do të minimizoheshin shpërthimet, deri tani nuk është bërë ende asgjë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›