E Shtunë, 31 Tetor 2026

METE: Dialog për kërkesat ekonomike, jo grevë

TIRANË- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nëpërmejt një deklarate për mediat ka bërë me dije se po ndjek grevën e minatorëve të Bulqizës duke shprehur shqetësim për gjendjen e tyre shëndetësore.

METE vlerëson se kërkesat e minatorëve janë të drejta, por ruga e grevës nuk është ajo e duhura.

“METE shpreh keqardhjen për gjendjen shëndetësore të minatorëve dhe njëherësh informon minatorët dhe qytetarët e Bulqizës se problematikat e ngritura nga minatorët, edhe pse të drejta, nuk mund të zgjidhen përmes grevës së urisë por vetëm nëpërmjet dialogut konstruktiv mes palëve”- nlerëson METE

Ndërkohë ministria e Ekonomisë sqaron se pas takimeve me përfaqësuesit të sindikatës së minatorëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë koncesionare ACR, si dhe pas kontrolleve periodike të ushtuara nga institucionet e linjës, ka ndërmarrë disa sanksione në funksion të kërkesave të grevistëve.

“Në datën 20.07.2011 METE vendosi pezullimin e lejes minerare për shoqërinë koncensionare ACR Albania në zonën D, në Bulqizë si dhe ndalimin e punës të gjithë nënkontraktorëve që operonin në këtë zonë. Ky pezullim do të vazhdojë deri sa të plotësohen mangësitë e konstatuara nga AKBN dhe RISHM-i. Në datën 27.07.2011 METE vendosi penalizimin e shoqërisë koncensionare “Albanian Chrome” sh.p.k, në masën 56 milionë lekë, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara në program vetëm për vitet 2008-2009 dhe evidentohen mos realizimet për vitin 2010. Ky penalizim duhet të shlyhet brenda 20 ditësh”,- vijon deklarata e METE.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës thekson se do të vijojë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve, për të cilat duhet një dialog konstruktiv, por duke respektuar dhe mbrojtur investimet e huaja në Shqipëri si dhe duke  zbatuar ligjet e vendit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›