Fier, konflikt pronësie, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një konflikti për pronën, e cila është ende në proces gjyqësor.
Lajmi konfirmohet nga policia në Fier, e cila deklaron se shtetasi M. Xhihani është dhunuar nga një shtetas tjetër me mjete të forta, kjo për pronësinë.
Ai tashmë është shoqëruar për në spital pasi është në gjendje të rënde shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në zonën e "Zogut të Zi”. Uniformat blu kane vene ne pranga autorin e ketij akti te rende.