Tiranë, 12 në pranga për mashtrime kompjuterike

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion mbi krimin kompjuterik. Për pasojë, janë arrestuar 12 persona të profesioneve të ndryshme. Zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, në një konferencë për shtyp publikoi sot të dhënat mbi operacionet e kryera nga policia. Sipas Katragjinit, këta persona janë hetuar dhe është vërtetuar se kanë marrë pjesë në vjedhjen e sinjalit dixhital me anë të kompjuterëve. Disa prej tyre janë me profesion inxhinier.
Operacionet e Policisë janë bërë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier. Katragji tha se janë zbatuar 20 vendime të Gjykatës.
Gjatë kontrollit të ambjenteve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale aparate te ndryshme të klonuara për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve televizive, sisteme kompjuterike të përshtatura si servera, për administrimin e rrjetit të transmetimit, njësi kompjuterike, modem, karta televizive dixhitale te ndryshme.