E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Graçanicë, gjendet i vdekur çifti serb



Një çift bashkëshortor i nacionalitetit serb është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në Graçanicë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, sipas së cilës dyshohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Në një komunikatë për media të shtunën të Policisë së Kosovës, thuhet se ngarja ka ndodhur mbrëmë në ora 20.58, dhe dyshohet se personi i gjinisë mashkullore, pjesëtar i Policisë së Kosovës, me armën zyrtare ka qëlluar bashkëshorten e tij dhe pas kësaj ka kryer vetëvrasje.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për autopsi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›