Pashkët, Obama: Të shfaqim shpirtin human
Presidenti amerikan Barack Obama i ka dërguar një mesazh popullit amerikan me rastin e festës së Pashkëve, duke kërkuar që të shfaqë ndjenjën e humanizmit.
"Ftoj të gjithë, besimtarë e jo besimtarë, që të bashkohen dhe të ndajnë së bashku shpirtin e humanizmit", është shprehur Obama në mesazhin tradicional radiofonik.
Ai ka shtuar se të gjithë, pavarësish fesë në të cilën besojnë, mund të ndajnë në këtë ditë të shenjtë të njëjtën ndjenjë.