Ushtarët gjermanë vranë 5 ushtarë afganë
Vetëm pak orë pas vdekjes së tre ushtarëve gjermanë në veri të Afganistanit, ushtarët e Bundesverit kanë vrarë pa dashje pesë ushtarë afganë.
Komanda drejtuese e misionit në Potsdam njoftoi se në afërsi të Kundusit, dy automjete civile kishin lëvizur në drejtim të një grupi ushtarësh gjermanë dhe nuk kishin ndaluar për kontroll.
Pas kësaj është hapur zjarr nga një tank i ushtrisë gjermane. Ministri gjerman i Mbrojtjes Karl - Theodor zu Guttenberg ndërpreu pushimet e Pashkëve në Afrikën e Jugut dhe në një reagim të parë shprehu tronditjen e tij:
"Situata në Afganistan është e rrezikshme dhe për këtë nuk duhet të kemi iluzione. Ne kemi hapur një perspektivë për tërheqjen e trupave por deri atëherë misioni do të vazhdojë të jetë i vështirë dhe i rrezikshëm. Përleshjet e ashpra në Afganistan së fundi tregojnë se atje mbizotërojnë kushte të ngjashme me luftën", tha Theodor zu Guttenberg.