Presidenti Sejdiu uron Papën
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu me rastin e festës së Pashkëve dhe festës së Pashkëve Ortodokse, u ka dërguar telegrame urimi Papa Benediktit XVI, Ipeshkvit të Ipeshkëvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji, si dhe kryetarit të Këshillit të Shërbesave të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës Artur Krasniqi.
Në telegramin e urimit, dërguar Shenjtërisë së Tij, Papa Benediktit XVI, presidenti Sejdiu shkruan: "Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, dua t'ju shpreh urimet më të përzemërta për Festën e Pashkëve, si dhe falënderimin tonë të gjithmonshëm për kujdesin Tuaj të vazhdueshëm dhe të Selisë së Shenjtë për vendin tim".
"Me dëshirat më të mira për Ju dhe për të gjithë besimtarët katolikë anekënd globit, ju lus, Shenjtëria juaj, të pranoni ndjenjën e konsideratës sime më të lartë".