E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, një e vdekurnga ethet hemoragjikebanorët në panik

KUKES- Rishfaqja e etheve hemoragjike ka shkaktuar panik tek banorët e Kukësit dhe të Hasit, vecanërisht tek të afërmit e të prekurve. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit, gjatë 2 javëve ka patur 9 raste, mes tyre dhe një fëmijë ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetë në spitalin e Prishtinës pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi.

“Ka mbi 2 javë që kemi 9 raste me ethe hemorragjike nga të cilët 2 janë shtruar , 3 janë transportuar në Tiranë të tjerët kanë dalë nga spitali ndërsa një e sëmurë u transportua në spitalin e Prishtinës dhe nuk mundi të mbijetojë. është konfirmuar plotësisht diagnoza e tipit ethe hemorragjike.” shpjegon mjeku Mark Luti i cili bën të ditur se në 30-40 % të rasteve, ethet hemoragjike shkaktojnë vdekjen.

Brenda pak ditësh pritet të zhvillohet një seminar i përbashkët mes mjekëve të Kukësit dhe kolegëve të tyre në Kosovë për të marrë masa parandaluese ndërkohë që paraprakisht banorët duhet të marrin parasysh apelin e mjekëve.
“Të kenë shumë kujdes të ruhen nga pickimet, të mos shtrihen nëpër bar e livadhe” .
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›