Gramsh grabitetkisha e Grabovës
GRAMSH- Persona të paidentifikuar kanë grabitur kishën e Grabovës në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës kur prifti i kishës Shënkoll ka vënë re se dera e saj dhe muri ballor ku mbahen meshat ishin dëmtuar.
Mënjëherë më pas ai ka kontrolluar dhe ka parë se në kishë mungonin dy kanape që datojnë në vitin 1803, objekte me vlera të rralla historike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po vijojnë hetimet në lidhje me grabitjen. Mësohet se autorët ende të paidentifikuar kanë kryer grabitjen duke thyer derën e kishës me levë.
(m.a/News24/BalkanWeb)