Senatori i njohur republikan Richard Lugar humb zgjedhjet paraprake

Senati amerikan po humbet republikanin qe ka sherbyer me se gjati dhe nje burre shteti.
Senatori Richard Lugar nga Indiana humbi zgjedhjet paraprake ndaj rivalit te tij republikan Richard Mourdock i cili ishte mbeshtetur nga levizja konservatore Tea Party.
Senatori Richard Lugar ka udhetuar pothuaj ne gjithe globin dhe puna e tij njihet ne Evrope Azi dhe me gjere. Pas humbjes ai nuk shprehu keqardhje per karrieren e tij ne Senat e cila do te perfundoje ne janar. Ai tha
Une jam krenar per zgjidhjen e problemeve qe kemi bere gjate gjithe viteve dhe nismave qe kemi ndermarre per te ndertuar Indianen dhe per te mbrojtur vendin tone.
Nje senator me gjashte mandate dhe republikan i rendesishem ne Komisionin e Senatit per Marredhenie me Jashte Richard Lugar me se shumti njihet si nje nga bashke-autoret e nje programi te vitit 1991 qe ndihmoi vendet ish-sovjetike te eliminonin mijera arme berthamore.
Ky ligj ishte fillimi i asaj qe ka cuar ne cmontimin e mbi 60 per qind te mbushjeve berthamore nga raketat te cilat ishin te drejtuara nga Shtetet e Bashkuara dhe shkaterrimin e me shume se 60 per qind te raketave dhe te strukturat ku ato ishin te vendosura .
Analisti Thomas Mann thote se largimi senatorit Lugar do te lere nje boshllek ne Senat. Ai thote
Senati ka humbur nje udheheqes te respektuar te politikes se jashtme dhe ka humbur dike qe nuk eshte i perfshire ne grindjet politike mes partive.
Megjithese ai eshte nje konservator i flakte Richard Lugar nuk hezitoi te kritikonte administraten e ish presidentit Bush mbi reagimin e saj ndaj sulmeve terroriste te vitit 2001.
Ne jemi te shqetesuar rreth terrorizmit por evolucioni i politikes se sigurise kombetare nuk ka mbajtur hapin me kercenimet. Ne jemi mbeshtetur kryesisht ne opsionet ushtarake dhe qasjet e njeanshme qe kane dobesuar aleancat tona.
Richard Lugar humbi zgjedhjet paraprake te marten qe do te thote se ai nuk mund te kandidoje ne nentor.
Kundershtari i tij Richard Mourdock e cilesoi ate si nje anetar te institucioneve politike te Uashingtonit dhe sulmoi vullnetin e senatorit Lugar per te gjetur gjuhen e perbashket me demokratet.
Nje dite pas humbjes se senatorit Lugar senatoret demokrate shprehen vleresimin e tyre per te si nje udheheqes qe ka punuar per ndertimin e konsensusit ne nje institucion i cili eshte i paralizuar nga grindjet partiake.
Kryetari i Komisionit te Senatit per Marredheniet me Jashte John Kerry thote
Ai ishte senator serioz i matur dhe qe refuzoi te lejonte qe ideologjia dhe politika partiake te ndikonte ne pergjegjesite e tij si senator dhe ne nevojen e vendit per njerez te kompromisit.
Senatori Lugar thote se ai shpreson qe te mbetet i angazhuar ne ceshtjet boterore dhe te vazhdoje ti sherbeje vendit.