E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Jahjaga, mesazh ngushëllimi për policin e vrarë

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i është drejtuar me një telegram ngushëllimi familjes së policit të vrarë Enver Zymberi, i cili humbi jetën gjatë aksionit për vënien e ligjshmërisë në pikat kufitare në pjesën veriore të vendit.

“Enveri dhe kolegët e tij, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e rendit dhe ligjit dhe për vendosjen e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, dhanë një shembull të sakrificës së jashtëzakonshme, përkushtimit të pashoq dhe profesionalizmit të lartë. Ne, kolegët e tij, si dhe të gjithë qytetarët e vendit tonë, do ta përkujtojnë përherë Enver Zymberin, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të presidentes së Kosovës, drejtuar familjes Zymberi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›