Durrës, operacion ndaj subjekteve të palicensuara
Policia Tatimore e Durrësit në bashkëpunim dhe me drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe struktura të tjera, kanë ndërmarrë një aksion për bllokimin dhe sekuestrimin e subjekteve, të cilat tregtojnë në mënyrë të paligjshme pajisje elektronike si; telefona celularë,pajisje kompjuterike, karta telefonike, etj.
Aksioni është shtrirë fillimsht në zonën e valutës në qytetin e Durrësit, për tu orientuar më pas në drejtim të plazhit të Durrësit. Ky lloj biznesi i paligjshëm sipas tatimoreve nuk është i licensuar dhe si rrjedhojë jo vetëm i bën konkurrencë të paligjshme subjekteve të rregullta, por dhe i ka shkaktuar dëme arkës së shtetit.
Sipas përgjegjësit të sektorit të verifikimit në degën e Tatim-Taksave, Elton Shaholli do të bllokohen të gjitha subjeketet që operojnë në mënyre të jashtëligjshme. Shaholli ka komentuar dhe ndërhyrje të tjera që po kryen gjatë sezonit veror Policia Tatimore.