E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, konfirmohet vdekja e Lelja Selacit

Nga organet kopetente të Norvegjisë, konfirmohet se Lejla Selaci rezulton e vrarë. Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci.

Lejla Selaci, deri tani gjendej në mesin e të zhdukurve, të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji.

Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja me prejardhje nga Vushtria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.

"Anders Behring Breivik, ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve. Kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur në Norvegji që prej Luftës së Dytë Botërore", thuhet në deklaraten e MPJ-së.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›