Maqedoni, Gruevski në kishë pas rizgjedhjes si kryeministër

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot ka vizituar kishën “Shën Pjetri”, pas votimit të Qeverisë së re.
“Ina”, raporton se ai ka kryer një ritual lutje duke u lutur siç thuhet për të mirën e vendin, mirëqenien e qytetarëve, ekonominë më të mirë dhe kushtet më të mirë të jetesës.
“Jam lutur për shëndet të mirë për të gjithë, më shumë fuqi dhe urtësi për tejkalimin e sfidave, më shumë mirëkuptim dhe respekt midis nesh dhe sjelljen e vendimeve të mira”, deklaroi Gruevski.
Ai theksoi se me ndihmën e zotit gjatë këtij mandati të ketë përkushtim për shumë punë dhe angazhim për të arritur qëllimet e vendit.