Kosovë, KFOR-i hap pikën kufitare në Jarinjë

Forcat e KFOR-it gjerman, ditën e sotme kanë hequr telat me gjemba, edhe nga pika kufitare në Jarinjë. Ndërkaq, një ditë më parë, KFOR-i kishte hequr telat me gjemba, edhe nga pika kufitare Bërnjak.
Ndryshe, nga refuzimi i Serbisë për mos-respektimin e marrëveshjes për njohjen e vulave doganore të Doganave të Kosovës, autoritetet në Kosovë po mendojnë të rivendosin masat e reciprocitetit me shtetin e Serbisë.
Nga Serbia, që nga heqja e masave të reciprocitetit, në Kosovë kanë hyrë mbi 200 maune, ndërkaq nga Kosova, edhe pse kishin hyrë në territorin e Serbisë tri maune, ato janë kthyer mbrapsht sërish nga autoritetet serbe.