E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR-i shtyn afatin për heqjen e barrikadave

KFOR-i ka shtyrë për të martën afatin e largimit të barrikadave, duke i`u dhënë edhe mundësi tjetër serbëve.
 

"Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Dreës ka shtyrë kohën e dërgimit të trupave në pikat kufitare deri të martën, duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës në largimin e barrikadave në rrugë" thuhet në një deklaratë për mediat të KFOR-it.

Përfaqësuesit e komunave të Leposaviçit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur tu ofrojë një ditë shtesë.

Komandanti i KFOR-it ka vlerësuar vullnetin e tyre për të hapur rrugët për furnizimin e trupave të KFOR-it në Portën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe Kampin Nothing Hill. Të premten, KFOR-i dha ultimatum për largimin e barrikadave deri të dielën pasi të hënën do ti hiqte vet, por kjo nuk ka ndodhur. Afati shtyhet për të martën.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›