Kroaci, vret mësuesen se nuk i paguante borxhin

Një 21 vjeçar në Zagreb ka vrarë një mësuese pasi nuk I kishte paguar borxhet për drogën e marrë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat kroate të cilat theksojnë se shpërndarësi i drogës Dario.Sh kishte vrarë mësuesen Diana Çulibërk 37 vjeç pasi sipas tij i kishte borxhe.
Sipas mediave ai pas vrasjes ka konfiskuar një televizor, bizhuteri ari dhe një kompjuter dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Policia e Zagrebit ka bërë të mundur arrestimin e kapur 21-vjeçarit duke bërë të mundur edhe gjetjen e sendeve të vjedhura që ai i kishte shitur në tregun e zi.
Vrasësi ka pranuar para policisë se e kishte ndërmarrë aktin, pasi mësuesja i kishte borxh atij disa mijëra kuna kroate. Gjykata e Zhupanisë sot do të vendosë për dënimin e të riut, i cili mund të dënohet me 20 vjet burg.