E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert me kengetare te njohur per fondacionin e ish presidentit Klinton

Fundjava qe familja Klinton kaloi ne Los Anxhelos kishte ne qender filantropine. Ish familja e pare amerikane organizoi nje mbremje gala per te festuar 65 vjetorin e presidentit Bill Klinton dhe nje koncert te mbushur me yje te Hollivudit gjithcka me synimin per te grumbulluar fonde per fondacionin William J. Clinton. Ky vit shenon 10 vjetorin e perpjekjeve globale te fondacionit per nje numer kauzash qe perfshijne shendetesine ekonomine dhe ambjentin.

Ne koncertin e organizuar mbreme Lady Gaga i kendoi kengen e ditelindjes presidentit Klinton ashtu si Marylin Monroe i kendoi John Kenedit. Superstari i muzikes pop qe gjithnje shtyn kufijte e argetimit transformoi kengen e saj Bad Romance duke e quajtur Bill Romance. Ajo ishte nje nga muzikantet e shumte qe interpretuan mbreme ne koncert. Biletat e koncertit qe u transmetua live permes faqes yahoo.com varionin nga 50 ne 550 dollare. Bono dhe grupi U2 perfunduan koncertin me nje variant akustik te kengeve Desire One dhe Sunday Bloody Sunday.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›