E Diel, 1 Nëntor 2026

Trazirat Egjipti vazhdon te mbetet ne kaos

Në Egjipt gjendja mbetet kaotike e protestat vazhdojnë megjithe ndryshimet në qeveri. Liderët botërorë shtojnë presionin kundër Hosni Mubarak e u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të evitojnë udhëtimet drejt vendit musliman. Tensioni në Kajro ka arritur majat. Megjithë prezencën e madhe ushtarake dhe premtimet e presidentit Husni Mubarak për reforma edhe natën e kaluar kanë vazhduar protestat kundër udhëheqjes politike në Egjipt. Sërish njoftohet edhe për plaçkitje dhe vënie zjarresh. Plaçkitësit janë futur gjatë natës edhe në muzeun e Egjiptit dhe kanë shkatërruar dy mumje, njofton televizioni Arabiya.

Vandalët kanë shkatërruar dhe objekte të tjera në muse, ku ruhen objekte me vlerë miliarda dollare mës të cilave dhe thesari i Tutankanhamun. Para mbërritjes së ushtareve dhe vetë protestues e qytetarë tentuan të mbronin muzeun kombëtar megjthatë pati nga ata që arritën të hynin aty.

Në zona të ndryshme banimi, të rinjtë kanë organizuar grupe për vetmbrojtje nga bandat. Autoritetet bëjnë të ditur se prej ditës së premte janë vrarë më shumë se 100 dhe janë plagosur mbi 2000 persona. Në Kajro policia sërish ka hapur zjarr kundër demonstruesve. Agjensitë e lajmeve njoftojnë ndërkohë se nga burgjet e Egjiptit kanë ikur me mijëra të burgosur.

Pas presioneve të shumta Mubaraku ka emëruar për herë të parë një zëvendës të tij dhe një kryeministër të ri. Zëvendëspresident do të bëhet shefi i deritanishëm i shërbimit sekret Omar Suleiman. Ndërsa postin e kryeministrit do ta marrë ish - shefi i forcave ajrore Ahmed Schafik. Ndërkohë qeveritë e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë kërkuar prej presidentit egjiptian që të mos përdorë dhunë kundër demonstruesve të qetë dhe të garantojë liri demokratike. Mubaraku duhet të nisë një proces transformimi dhe të organizojë zgjedhje të reja dhe të lira kërkon perëndimi ndërsa dhe Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje per reformat ë shpejta dhe tërësore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›