E Diel, 1 Nëntor 2026

Peres: Abas, lideri më i mirë palestinez për Izraelin

“I bëj thirrje mikut tim, Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, të cilin unë e respektoj dhe pranoj se është lideri më i mirë më të cilin Izraeli mund të punojë, të kthehet në tryezën e negociatave”, theksoi Peres të hënën gjatë një ceremonie me diplomatët e huaj.

Peres është shpresëplotë se paqja ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve është e mundur. “Le të vendosin faktet në realitetin e Lindjes së Mesme që po ndryshon para syve tanë”, tha ai.

“Shumica dërrmuese e popullsisë së dy shteteve janë në princip për zgjidhjen me dy shtete dhe tani që fjalimet përfunduan, është koha për punë reale në terren”, tha Peres.

Një ditë më parë, Abas gjatë një interviste për gazetën pan-arabe “al-Sharq al-Aësat” e quajti kryeministrin Benjamin Netanjahu liderin më kokëfortë që kishte njohur ndonjëherë. 

“Pozitat ideologjike të Netanjahut nuk e lejojnë të ecë përpara”, tha Abas.

Kur u pyet të listonte liderët izraelitë me të cilët kishte punuar, ai tha se Netanjahu renditet i fundit. “Me Rabinin, Peresin, Sharonin, Olmertin dhe Livnin negociatat ishte të mundura.”

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-26 16:24
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›