Kosovë, KQZ: Kandidati i PDK fitoi në Gjilan
Rezultatet preliminare të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë pas mesnatës, thonë se kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka fituar zgjedhjet e përsëritura për kryetar të komunës së Gjilanit, të cilat u mbajtën dje.
Kryetarja e KQZ, Nesrin Lushta ka thënë se Qemajl Mustafa ka fituar me 58 për qind të votave kundrejt kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Rexhepi.
"Sipas shënimeve, të cilat i kemi marrë nga Komisioni komunal i zgjedhjeve në Gjilan, rezultati është si vijon: Partia Demokratike e Kosovës, kandidati Qemajl Mustafa, ka fituar 20 mijë e 71 vota, 58 për qind të votave; Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Fatmir Rexhepi, ka fituar 14 mijë e 506 vota, 42 për qind të votave", ka thënë zonja Lushta.