E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove, KQZ: Rinumërimi i votave në Gjilan nis me 6 janar

PRISHTINE- Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës cakton 6 janarin si datë për hetimet dhe rinumërimin e votave për komunën e Gjilanit. Do të rinumërohen votat që gjendjen në 130 kuti të votimit në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Hetimet dhe rinumërimi i votave për komunën e Gjilanit do të fillojë më 6 janar dhe do të jetë i hapur edhe për vëzhguesit e partive politike, por edhe për mediat në Kosovë. Ndërkaq, ekspertët thonë se KQZ-ja duhet, që tani, të bëhet gati për shpalljen eventuale të rivotimit edhe për Gjilanin.Sipas zyrtarëvë të KQZ-së gjatë procesit të numërimit do të jetë i pranishëm një numër i madh i vëzhguesve ndërkombëtarë.Për shkak të, siç thuhet, ndjeshmërisë së procesit, KQZ-ja ftoi edhe mediat dhe vëzhguesit e partive politike të përcjellin procesin e rinumërimit i cili pritet të zgjasë dy ditë. Vendimi i KQZ-së për zhvillimin e hetimeve dhe rinumërimin e votave për komunën e Gjilanit u mor pas udhëzimit të Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa drejtuar këtij institucioni, për të shpallur rivotim në Prizren, Lipjan e Gjilan.Për dy komunat e para, KQZ-ja kishte vendosur përsëritjen e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do të bëhet më 31 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa rivotimi për Gjilanin do të shpallet eventualisht nëse, siç thuhet, hetohen parregullsi dhe shkelje të mëdha gjatë rinumërimit të votave për këtë komunë.Në mbledhjen e fundit, KQZ-ja po ashtu certifikoi rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për 18 komuna.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›