E rrallë, kinezi që krijon vepra arti me flokë njeriu
PEKIN-Parukieri nga Pekini Huang Xin po realizon një vepër arti me flokë njeriu. 33 vjeçari, i njohur për projektet e tij të mëparshme në këtë fushë, po përfundon krijimin e tij të fundit, një koleksion i përbërë nga gjashtë tigra të vegjël e një i madh në vigjilje të Vitit të Ri Kinez Hënor të Tigrit. Për Huang hedhja në plehra e fijeve të prera të flokëve të klientëve është një shpërdorim i panevojshëm. Në vend që t’i hedhë në plehra flokët e prera Huang i mbledh me kujdes, i than e më pas i përdor për të realizuar vepra arti. "Unë i kam realizuar këta tigra duke përdorur flokët e prerë klientëve të mi. Secili prej këtyre tigrave është punuar me rreth 650 grams flokë. Tigri i madh është punuar me rreth 10 kilogram flokë. Mesatarisht një kilogram flokë të prera përftohet nga 30 njerëz, gjë e cila nënkupton që 300 klientë të mi kanë kontribuar për realizimin e tigrit të madh" tha Huang.
Ai i ka përfunduar qysh në Tetor tigrat e vegjël për të përshëndetur në këtë mënyrë ardhjen e Vitit të Ri të Tigrit. "Viti 2010 është Viti i Tigrit. Dua t’iu uroj bashkëatdhetarëve të mi gjithë të mirat nga ana e tërë parukierëve. Punova një tigër të madh e gjashtë të vegjël për t’iu uruar të gjithëve një vit të mbarë" tha Huang. Numri gjashtë është fatsjellës në kulturën kineze.
Fijet e flokut mund të ruhen për një kohë të gjatë, shtoi Huang. Kjo gjë i shndërron ato në një material të përkryer për veprat e tij të artit. Pasi ka përfunduar me tigrat e vegjël Huang po vijon punën me tigrin e madh me gjatësi 70 centimetra. Deri më sot ai ka përfunduar procesin e mbushjes së kukullës së madhe me flokët e prera nga klientët e tij, shumica e të cilave me ngjyrë të zezë. Më pas do t’i vijë rradha realizimit të qimeve të verdha të tigirt të madh.
Pasi kalon pak kohë duke i lyer fijet e prera të flokëve e më pas duke i tharë ato Huang më në fund mund të ulet me ngjitëse në dorë e t’i fiksojë fijet e verdha në trupin e tigrit. Huang tha se do t’i duheshin edhe njëzet ditë punë për ta përfunduar tigrin e madh.
Pasioni i Huang për skulpturat e këtij lloji përfshin edhe Lojrat Olimpike të Pekinit në vitin 2008. Ai realizoi një kopje identike të stadiumit të Pekinit, njohur ndryshe si ‘Çerdhja e Zogjve’, një kopje identike të Pishtarit Olimpik, si dhe një kopje identike të Qendrës Ujore Kubi prej Uji pas vizitave në këto vende. Për të celebruar 60 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës më 1 Tetor të këtij viti Huang realizoi kopje të sakta ndërtesave e monumenteve përreth sheshit Tiananmen. Në Nëntor të këtij viti Huang mirëpriti vizitën e presidentit amerikan Barack Obama me një mini-skulpturë të presidentit duke valëvitur një flamur kinez.
(pergatiti S.Topi.d.b/BalkanWeb)