E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, greve 24 oreshe ndaj masave per krizen

ATHINE- Sindikatat në Greqi zhvillojnë demonstrata në mbarë Greqinë në shenjë proteste për uljen e shpenzimeve që kanë si qëllim të rivendosin besimin ndërkombëtar tek ekonomia e vendit.

BBC shkruan se  teksa punëtorët mund të jenë të zemëruar për masat e propozuara në fillim të javës nga kryeministri, Jorgo Papandreu, analistët financiarë besojnë se ai nuk bërë maksimun, duke dëmtuar kredibilitetin financiar të Greqisë.

Greva 24 orëshe është thirrur nga një bllok komunist dhe është mbështetur nga sindikata e quajtur PAME, inicialet e së cilës përkthehen "shkojmë".

Duke iu bërë thirrje të dalin në rrugë punëtorëve të porteve, nëpunësve civilë, mësuesve dhe mjekëve, sindikata tha se anëtarët e saj nuk do të paguanin për pasojat e krizës kapitaliste.

Dy sindikatat kryesore në Greqi nuk marrin pjesë në grevë, por ato pritet ta rishikojnë qëndrimin e tyre.

Në fillim të javës, kryeministri Papandreu tha se të gjithë duhet të mbanin pak dhembje mbi supe për të rivendosur besimin në ekonominë greke.

Por Agjencia e Vlerësimit të Kreditit, Standard and Poor, ndan pikëpamjet e ekspertëve të tjerë financiarë që thonë se planet e kryeministrit për të reduktuar borxhin e Greqisë nuk ishin aq sa duhet radikale.

Zoti Papandreu beson se ka mundësinë për ta përmbysur realitetin në Greqi.

Por ai ka mbetur i mbërthyer mes dhembëve të investitorëve nga jashtë dhe ambiciet politike të partive të pakicës, të cilat pasi humbën në zgjedhje dy muaj më parë, tani shohin një mundësi për të treguar forcën.
(bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›