E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, KQZ: pjesëmarrja në votime 26.82%

PRISHTINË- Sot në Kosovë zhvillohet balotazhi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në 21 komuna të vendit. Sipas njoftimeve nga KQZ-ja, procesi i votimit po zhvillohet i qetë dhe në një atmosferë demokratike.
Rreth 26.82 për qind e zgjedhësve kanë votuar në zgjedhjet e sotme të balotazhit për kryetarët e 21 komunave të Kosovës, deri në orën 15:30, njoftoi pak më parë KQZ-ja.

Sipas saj, ka një rritje të dukshme të fluksit të pjesëmarrësve në votime në orët e pasdites.

KQZ-ja më parë ka njoftuar se deri në orën 11:30 pjesëmarrja në votime ishte 98 653 ose 9.93 për qind.

Edhe njoftimet e mediave nga qendrat e votimit tregojnë për një rritje të fluksit të votuesve në orët e pasdites.

Qendrat e votimit, të hapura në orën 07:00, do të mbyllen në orën 19:00.

Në orën 20:00 KQZ-ja do të japë një konferencë tjetër për shtyp lidhur me mbylljen e qendrave të votimiit dhe numrin e votuesve, ndërsa sot rreth mesnatës priten rezultatet paraprake zyrtare të votimeve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›