E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, aksident në aksin Levan-Pishporo

FIER- Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e një të treti në aksin Levan-Pishporo gjatë kësaj pasditeje. Mjeti me targa të Vlorës, VL 0132 D, udhëtonte nga fshati Dishan në drejtim të Vlorës kur ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dretjuesi i mjetit 67 vjecari Nebi Mataj dhe bashkëshortja e tij Liljana Mataj, ndërsa është dërguar në spitalin e Fierit e plagosur rëndë kunata e tyre Dallëndyshe Isufaj 49 vjece.

Cifti dhe kunata e tyre gjendeshin për drekë familjare tek disa të afërm të tyre në fshatin Dishan, dhe pas drekës po ktheheshin për në banesën e tyre në Vlorë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›