Rinisin protestat e opozitës. Mazhoranca: Po bllokoni integrimin
TIRANË- Një ditë përpara fillimit të protestave të opozitës në disa qytete të vendit, mazhoranca sulmon me akuza të majtët. Partia Demokratike, bashkë me të edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet deklaratave të posaçme për shtyp akuzuan opozitën se po mban qëndrim destruktiv me bojkotin e kuvendit por edhe me protestat, të cilat sipas mazhorancës nuk përfaqësojnë interesin e të gjithë shqiptarëve.
"Prapa platformës së bllokmenëve të rinj dhe punistëve të vjetër se 'nuk na duhen të huajt', qëndron rikthimi në genin e etërve të tyre, të cilët për interesa të pushtetit të tyre kriminal i rezervuan vendit izolimin më të thellë", tha znj. Mëhilli, duke shtuar se "kjo platformë antishqiptare dhe antidemokratike është në funksion të interesave të mafies dhe ekonomisë së saj kriminale".
“Ndërsa nënkrzetari i LSI Edmond Haxhinasto u shpreh se: “ Axhenda e re e bojkotit dhe protestave nuk ka asnjë lidhje as me vullnetin e shqiptarëve, as me detyrimet dhe përgjegjësitë opozitare të PS, për të kontribuar në këtë moment historik për integrimin e vendit.”
Në fjalën e saj edhe deputetja Lajla Përnaska ka akuzuar opozitën se ka zaptuar 70% të lejeve të ndërtimit duke mos i interesuar të varfrit dhe vota e qytetarëve shqiptarë.
“Është e trishtë të shohësh se ata derdhin sot vetëm lot krokodili për të varfrit ndërrkohë që vetë kanë gllabëruar 70% të lejeve të ndërtimit. E vërteta të cilën sot e prek cdo banor i Tiranës, qendron krejt ndryshe. Bllokmenët e rinj dhe grupi punist në krye të PS i urrejnë të varfrit, sic urrejnë dhe vullnetin e votën e lirë të qytetarëve shqiptarë”, theksoi Përnaska.
Opozita do të nisë të hënën nga Durrësi serinë e protestave për hapjen e kutive për tu ndalur më 21 dhjetor në Tiranë. Në të njëjtën ditë me fillimin e protetave të opozitës, PD do të mbajë kongresin zgjedhor, me 1260 delegatë nga i gjithë vendi, do të zgjedhin 100 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, si dhe kreun e ri të partisë, post i cili në këto 19-vjet është mbajtur nga kryeministri Sali Berisha.
(m.a/News24/BalkanWeb)