Vatra mbyll festimet e 100-vjetorit
Vatra i mbylli dje festimet e 100 vjetorit te krijimit te saj me nje darke ne restorantin Chelsea Piers ne Nju Jork kur moren pjese rreth 1 mije vete shqiptare te ardhur nga te gjitha anet e Amerikes Kanadase dhe mbare trojeve shqiptare.
Chelsea Piers eshte restoranti ne brigjet e lumit Hudson te Nju Jorkut qe rezervohet vecanerisht per veprimtari te tilla me pjesmarres te shumte. Per darken e mbremshme me rastin e 100 vjetorit te Vatres organizatoret kishin vite qe punonin. Dany Bloshmi nje i ri energjik nuk la vend pa shkuar ne Nju Jork per te siguruar qe ftesat e mbremjes te shtypeshin dhe te ftuarit te njoftoheshin. Ai u kujdes per shume prej ceshtjete teknike te ketyre festimeve - edhe gazetareve u pret rrugen nese mendon se levizjet e tyre mund te prekin mbarevajtjen e aktivitetit megjithese shume shpejt pendohet. Po ashtu Merita MacCormack kryetare e deges se Vatres ne Uashington DC me ec-e-jaket e saj Uashington - Nju Jork komunikimeve nepermejt Skyp-it me anetaret e tjere te Vatres beri qe kjo mbrembje dhe te gjitha aktivitetet ne kuader te 100 vjetorit te Vatres te realizoheshin. Eshte edhe Dalip Greca e Marjan Cubi qe u shmangen intervistave per te folur per punen e tyre sepse puna flet vete thone ata. Te gjitha keto tregojne mbi te gjitha se kryetari karizmatik i Vatres doktor Gjon Bucaj ndodhet ne duar e me krahe te sigurta.
Pergatitje kishin bere edhe artistet per kete program argetues. Kengetare te njohur si Gezim Nikaj e Aurela Gace ose kitaristi virtuoz Edmond Xhani jane disa prej tyre. Aurela thote se vjen te kendoje ne kete mbremje dhe ndjehet e nderuar sepse sakrificat dhe perkushtimi qe kane treguar themeluesit e Vatres perbjejne sfide per kete brez bashkekohor duke nen kuptuar se a do te jete ne gjendje brezi i ri ta coje perpara kete shoqateqe brezat e ardhshem te festojne 150 - 200 vjetorin
Kitaristin Edmond Xhani shqiptaret e Amerikes e njohin jo sepse ai prej 14 vjetesh eshte shqiptaro amerikan por sepse ai me kitaren e tij gjendet ne cdo aktivitet kombetar e argetues ashtu si edhe mbremet mes ketij komuniteti. Kengetari Gezim Nikaj te befason me thjeshtesi edhe pse eshte nje prej artisteve me te njohur e te parapelqyer te shqiptareve te Amerikes me nje burim mahnites te pashtershem zeri.
Dhe ndersa tryezat shtroheshin te ftuarit rreth nje mije vete takoheshin dhe njiheshin me njeri tjetrin.
Pjesmarresit ne mbremje i pershendeten shume personalitete perfshi presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga e cila kishte derguar nje mesazh.
I pranishem ne darke ishte dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi Aleksander Arvizu. Ndodhej gjithashtu senatori i Nju Jorkurt Charles Schumer si dhe ligjvenesi nga Nju Jorku Eliot Engel ky i fundit nismetari dhe kryetari i grupit te ligjevenesve amerikane qe kujdesen per ceshtjet shqiptare.
Kam aq shume miq shqiptare tha ai sa koleget ne Kongres shpesh me pyesin - a mos je edhe ti shqiptar - dhe une u them Po.
Pas pershendetjeve kenget dhe vallet vazhduan deri naten vone dhe ishte kengetari Gezim Nikaj qe ngriti peshe zemrat e pjesemarresve me kengen Shqiperi O Nena ime.