E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë KQZ shpall rezultatin paraprak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet paraprake të balotazhit të 13 dhjetorit të zhvilluar në 21 komuna. Sipas kryetares, Nesrin Lushta, Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit Thaçi ka fituar në 10 komuna, LDK në 4 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 3 komuna. Në balotazhin e së dielës votuan 37.88 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Gjatë këtij raundi të dytë, procesi zgjedhor u zhvillua i qetë dhe nuk u regjistruan incidente që të ndikojnë në rezultatin final të zgjedhjeve, që pritet pas dy apo tri ditësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›