E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një polic ndryshe nga të tjerët

Zakonisht jemi mësuar që policët t’i shohim të ngrysur, të vënë gjoba, të kërkojnë dokumentat e makinës, por mund të ndodhë edhe që një polic të jetë cool dhe shumë entuziast si ky këtu. Ky është Toni Lepor, polici vallëzues. Ai në fakt ka dalë në pension rreth 10 vjet më parë, por preferon që çdo vit të kthehet në rrugë dhe për dy javë rresht, rregullon lëvizjen e mjeteve, duke vallëzuar. Lëviz duart, ulet në gjujnë, i bie bilbilit, madje e rrotullohet. Ai thotë se gjithmonë ka menduar të jetë artist. Për herë të parë, kërceu në rrugë në vitin 1980. Në fakt në atë kohë s’ka pasur semafor e nuk dihet se sa e vështirë ka qenë në nga njëra anë të kërcesh e nga tjetra t’u tregosh të tjerëve se nga të shkojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›