E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove Konfirmohet akuza kunder deputetit Limaj

Ne Kosove Gjykatesit e Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine e kane konfirmuar aktakuzen ndaj deputetit te Parlamentit te Kosoves Fatmir Limaj dhe nente te tjereve te akuzuar per krime lufte. Me 26 korrik nje prokuror i EULEX-it kishte ngritur nje aktakuze kunder zotit Limaj dhe nente ish bashkeluftetareve te tij per krime lufte kunder popullates civile dhe krime lufte kunder te burgosurve te luftes qe sic thuhet supozohet te jene kryer nga fillimi i vitit 1999 deri ne mesin e qershorit 1999  ne nje qender te improvizuar paraburgimi nga Ushtria lirimtare e Kosoves e cila ndodhej ne fshatin Klecke ne Kosoven qendrore.

Ne muajin mars prokuroret e EULEX-it leshuan nje urdher arresti per deputetin Limaj i cili gjate luftes ishte nje nga komandantet kryesor te ish Ushtrise lirimtare te Kosoves. Arrestimi i tij eshte pamundesuar per shkak te imunitetit i cili nderkaq nuk i pengon hetimet. Me 20 korrik Qeveria e Kosoves vendosi ti kerkoje Gjykates Kushtetuese qe te sqaroje ceshtjen e imunitetit te deputeteve te Parlamentit te Kosoves. Vendimi pasoi debatet qe nxiti ceshtja e imunitetit te zotit Limaj.

Pas konfirmimit te akuzes pritet qe procesi gjyqesor te filloje ne vjeshten e ketij viti. Zoti Limaj i ka mohuar akuzat te cilat sic thote ai perfshijne nje periudhe kur ai nuk ndodhej ne Kosove.

Me 30 nentor te vitit 2005 Gjykata Nderkombetare per Krime lufte ne Hage shpalli te pafajshem Fatmir Limajn i cili ne shkurt te vitit 2003 qe akuzuar per perfshirje ne krime kunder civileve shqiptare dhe serbe gjate luftes se vitit 1998. Vitin e kaluar ndaj zotit Limaj i cili ishte minister i transporteve dhe telekomunikacionit kishin filluar hetime nen dyshimet per korrupsion ne ministrine e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›