E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu kundër përcaktimit të Vaclav Klaus për grekët

PRAGË- Presidenti çek, Vaclav Klaus irritoi kryeministrin grek, Jorgos Papandreu kur i quajti grekët "konsumues dembelë të uzos", njoftuan burime të ndryshme.''Papandreu është distancuar nga fjalët ofenduese dhe e ka vlerësuar Klausin si antievropian populist'', njoftuan mediat greke.

"Me pikëllim të madh dëgjova presidentin çek, Vaclav Klaus... që të ofendojë grekët me pohimin se pijnë uzo, ndërsa ata (çekët - shën. përkth.) punojnë shumë", tha ndërkohë Papandreu për median çeke.

Megjithatë, presidenti çek, Vaclav Klaus thotë se nuk i akuzoi grekët, por kishte thënë vetëm se secili vend do të duhet të vendosë vetë nëse do të jetojë me kapacitet të plotë, me një të katërtën ose me gjysmën e mundësive dhe forcave të veta.

"Sidoqoftë, grekët nuk mund të hynin në të njëjtin union monetar me Gjermaninë", thotë Klaus në intervistë për gazetën "Pravo".
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›