E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Francë, tifozët përplasen në prag të sfidës

TIRANE- Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sot në orën 21:00 me Francën, ndeshje e vlefshme për grupin D në fazën e eliminatoreve për Europianin 2012.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", ndërsa atmosfera në Tiranë, pak orë para fillimit të ndeshjes, është mjaft e ndezur. Në cdo cep të kryeqytetit, të sheh syri tifozë të veshur me bluzën kuq e zi, si dhe valëviten flamuj shqiptarë.

FSHF njofton se biletat janë shitur me një shpejtësi rrufe, ndërkohë që po punohet për të ndaluar shitjen e tyre në tregun e zi. Po ashtu , FSHF në bashkëpunimim me drejtorin e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, Viron Bezhani, siguruan tifozët se impianti do të jetë gati për sfidën e sotme. Edhe policia ka marrë të gjitha masat për për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të takimit.

Sherr mes tifozëve të Kosovës dhe Shkupit
Një incident mes tifozëve është shënuar pasditen e sotme në qendër të Tiranës. Përplasja ndodhi mes një grup të rinjsh nga Kosova dhe një grupi të rinjsh nga Shkupi i Maqedonisë. Incidenti ndodhi në lulishten përpara piramidës, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.Mes tifozëve ka pasur përplasje fizike, si dhe janë goditur me gurë dhe hedhur fishekzjarre. Është dashur dhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Nuk raportohet për të plagosur por për disa persona të shoqëruar.

FORMACIONI
Trajneri i Shqipërisë, Josip Kuzhe, Tekniku kroat e ka ndarë tashmë mendjen për formacionin, që do të jetë me Ujkanin në portë, Dallkun, Canën, Telin e Vangjelin në mbrojtje, Curri, Bulkun, Skelën e Agollin në mesfushë dhe me dyshen Bogdani-Salihi në sulm. Trajneri ka ulur në stol kapitenin Lala, duke i besuar agresivitetit të Bulkut, ndërkohë që shpreson shumë se lojtarë si Dallku, do të jenë në gjendjetë ndalojnë Frenk Riberi.
Ndërsa në kampin francez, trajneri Loran Blank, do të vendosë për 11-shen që do të hedh në fushë vetëm pas shqyrtimit të gjendjes së lojtarëve, duke e lënë enigmë deri në momentin fundit.

Shqipëria vjen përballë Francës pasi ka arritur të grumbullojë 8 pikë në 6 ndeshje, duke u renditur në vend të 5-të me 2 fitore, 2 humbje dhe 2 barazime. Në ndeshjen e fundit Shqipëria humbi në Bosnje me rezultatin 2-0, ndërsa Franca arriti një barazim në Rumani.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuzhe: Dua ekip agresiv, Riberin do e ndalë Dallku Shqipëri-Francë, shisnin bileta 4 fish më shumë, 8 në pranga Blank: E respektojmë Shqipërinë, por duam ta mundim FOTO: Skandali, flamuri kombëtar “kokë poshtë” në Qemal Stafa FOTO: Shqipëri-Francë, tifozët përplasen në prag të sfidës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›