E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, zjarr në fshatin Dishnicë, dy avionë grekë në ndihmë

KORÇË- Një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kodrat e fshatit Dishnicë në Korcë. Bëhet fjalë për një zjarr në një terren të vështirë, ku ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qënë e vështirë.
Duke qënë se flakët kanë përfshirë disa hektarë tokë me lajthi dhe përhapja e tyre bnëhet gjithnjë e më e shpejtë, kanë ardhur në ndihmë dy avionë nga Greqia.

Këta të fundit po punojnë për shuarjen e flakëve nga ajeri. Mësohet se nga zjarri i rënë në kodrat e Dishnicës është vënë në rrezik edhe pylli i Cardhakut.

Mesditën e sotme një tjetër zjarr rënë në fshatin Nikël të Krujës, ku nga flakët e zjarrit janë djegur edhe varrezat e fshatit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›