SHBA, edhe 2 vjet burg për tregtarin e municioneve Efraim Diveroli
MAJEMI- Efraim Diveroli, tregtari imunicioneve i cili përfitoi shuma të mëdha parash nga Pentagoni që në moshën 21-vjecare për të furnizuar ushtarët në Afganistan, është dënuar sërish nga një gjykatë në Majemi me katër vjet të tjera burg, ndonëse ai do të qëndrojë pas hekurave vetëm dy vjet.
Shkak për këtë vendim është bërë shkelja e urdhrit që i ndalonte atij të posedonte armë teksa ndodhej në pritje të dënimit. Megjithatë, duket se 25-vjecari nuk e ka respektuar këtë urdhër duke firmosur një marrëveshje me një tregtar armësh në Florida për shitjen e municioneve edhe pse kishte deklaruar se nuk dëshironte t’i kthehej më jetës së vjetër.
Tani, pas 4 vitesh heqje lirie që i mori dënim si presidenti i AEY-së për municionet e skaduara kineze që bliheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Afganistan, Diverolin e lë në burg hetimi i FBI-së dhe akuza për trafik armësh.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)