E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Kosovë, bashkëpunim ndërkufitar

Maqedonia dhe Kosova kanë nënshkruar sot në Shkup, një marrëveshje për bashkëpunim të shkëlqyer ndërkufitar.
Marrëveshja për bashkëpunim ndërkufitar i pjesë e projekteve IPA-s, u nënshkrua nga sekretari shtetëror i Sekretariatit për Evrointegrime, Jovan Andonovski dhe këshilltarit të lartë të Qeverisë së Kosovës, Edon Cana.

Marrëveshja me një vlerë prej 600 mijë eurove do të dedikohet për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të shërbimeve doganore në pikën kufitare Bellanoc - Stançiq, që do të hapet gjatë vitit të ardhshëm. “Qeveritë e të dyjave vendeve vlerësuan se bëhet fjalë për një projekt strategjik që ka rëndësi të madhe për lidhjen ekonomike të të dyja vendeve”, theksoi Andonovski.
Ky projekt infrastrukturor pritet të realizohet gjatë vitit 2012 dhe do të kontribojë për rritjen e mundësive për bashkëpunimin tregtar ndërmjet dy vendeve.

Këshilltari i lartë kosovar, Cana nënvizoi se ndërtimi i objektit do të jetë një shembull se si investimet në pika të përbashkëta doganore do të ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik. “Jam i bindur se rajonet në Kosovë si dhe ato rreth kufirit me Maqedoninë kanë komplementare dhe mundësi të pashfrytëzuara”, deklaroi Cana.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›