Lideri i serbëve: Policia po tërhiqet nga Veriu

Lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Kërstimir Pantiç ka konfirmuar tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës, nga veriu i Kosovës.
“Para 5 minutave kem i marrë informatën se ka filluar evakuimi i forcave të policisë speciale nga Bërnjaku. Qytetarët kanë hapur rrugën, që të kalojë kolona prej rreth 15 automjeteve, në të cilat ishin pjestarët e forcave policore speciale, në mesin e të cilëve edhe dy policë të plagosur”, ka thënë Pantiç.
Ai ka deklaruar se për serbët lokalë në veri të Kosovës është e papranueshme që doganierët shqiptarë dhe policia kufitare të jenë të pranishëm në vendkalimin administrativ.