Kosovë, Kuvendi njofton formimin e grupit të ri parlamentar
PRISHTINË - Në vijim të seancës së djeshme Parlamentare, Kuvendi i Kosovës vazhdoi sot punimet sipas axhendës së djeshme, ku u bë e ditur se deputetë nga komuniteti kryesisht serb, kanë themeluar Grupin Parlamentar Ardhmëria e Përbashkët (Zajedniçka Buduçnost).
Në seancën e sotme të Kuvendit u njoftua se kryetar i këtij grupi do të jetë deputeti Goran Marinkoviç. Ky grup parlamentar është themeluar në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Formimi i grupit të ri parlamentar pasoi largimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar i partisë serbe, Partia e Pavarur Liberale (SLS).
Në mbledhjen e kaluar të Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi njoftuar tërheqjen e katër deputetëve (Milivoje Stojanoviç, Boban Todoroviç, Biserka Kostiç dhe Goran Marinkoviç) nga Grupi Parlamentar i SLS-së dhe formimin nga të njëjtit deputetë të Grupit Parlamentar Ardhmëria e Përbashkët.
Seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës u përmbyll me votimin e disa raporteve të pavotuara dje në mungesë të kuorumit, mes të cilave raporti vjetor i punës së Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2012.
(er.nu/ata/BalkanWeb)