E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në Greqi, dëgjohen thirrjet "Hail Hitler!" në parlament

Skandali ka shpërthyer sot në Parlamentin grek, ku gjatë seancës parlamentare janë dëgjuar thirrjet naziste “Hail Hitler”. 

Gjithçka ka filluar me një debat të fortë mes deputetit të "Agimit të Artë", Panajotis Iliopulos dhe nënkryetarit të Parlamentit. Ky i fundit, urdhëroi përjashtimin e deputetit neonazist, për sjellje joparlamentare pasi sulmoi kreun e SYRIZA Aleksis Cipras dhe pas këtij urdhri nga salla doli gjithë grupi i deputetëve të "Agimit të Artë".

Në ilaritet e sipër, gjatë largimit të tyre, në sallë është dëgjuar disa herë thirrja “Hail Hitler”-"Rroftë Hitleri". 

Nuk është shumë e qartë se kush i lëshoi këto thirrje, pasi sipas deputetëve të "Agimit të Artë", ato u lëshuan nga deputetët e SYRIZA-s, të cilët donin të vinin në lojë neonazistët. 

Sipas një versioni, kur deputetët e "Agimit të Artë" po largoheshin nga salla, deputeti i SYRIZA, Stavros Kontonis tha me ironi: "Hail Hitler". Pastaj, po sipas këtij versioni, deputeti i Kristos Papas u përgjigj duke thirrur tri herë të njëjtën parullë. 

Ndërkohë “Agimi i Artë” këmbëngul se thirrjet për Hitlerin u shqiptuan nga deputeti i SYRIZA.

Sidoqoftë, fakt është se prania e partisë neonaziste "Agimi i Artë" në Parlamentin grek, po provokon incidente të tilla të papara ndonjëherë në insituticionin më të lartë të një vendi demokratik. 

Kjo situatë ishte pasojë e diskutimit për projekt-ligjin kundër racizmit, ku deputetët sulmuan praktikat e ndjekura nga “Agimi i Artë”. Lidhje te tjera Greqi, pr.ligji “Kundër racizmit” dërgohet në Parlament Selanik, kontroll të huajve. Policë civilë mësyjnë në Universitet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›