E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i ftohte shkakton dhjetera viktima ne Europe

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën në Ukrainë, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë mbarë Europën. Mediat vendase bëjnë me dije se më shumë se 17 mijë persona kanë kërkuar strehim të përkohshëm, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në -23 gradë celcius. 12 prej viktimave në Ukrainë ishin persona të pastrehë, trupat e të cilëve u zbuluan në rruge nga skuadrat e emergjencës. Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Brendshme.
Autoritetet në Poloni bënë me dije se të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Temperaturat në vend kanë arritur deri në – 26 gradë celcius. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se ndër viktimat ka të pastrehë dhe të moshuar. Parashikimet meteorologjike kaneë bërë me dije se temperaturat pritet të bien edhe më gjatë javës, duke shkuar deri në –30 gradë, si pasojë do të sjellë reshje të dendura dëbore .
Viktima si pasojë e motit të keq dhe temperatureve nën zero janë raportuar dhe në Serbi dhe Bullgari . Policia serbe bëri me dije se reshjet e dëborës i kanë marrë jetën tre të moshuarve një gruaje dhe dy burrave, ndërsa dy të tjereë rezultojnë të humbur.
Ngrica ka përfshirë dhe Bullgarinë. Autoritetet vendase kanë ngritur strehime të përkoheshme, ku kanë ofruar ushqim dhe ngrohje.
Italia ndodhet nën kthetrat e motit të keq. Dëbora ka përfshirë pothuajse të gjithë Italinë veriperëndimore. Në Piemonte 9 mijë persona jans pa energji elektrike, ndërsa në Torino janë mbyllur shumeë shkolla. Që prej pasdites së të shtunes, bora vazhdon të bjerë edhe në shume zona të Piemontes dhe Ligurias. Deri tani dëmet kanë qenë të pakta, por gjithsesi ka patur mjaft probleme në qarkullim.
Koha e keqe, sipas metereologeve tani do të zhvendoset në jug dhe në ishuj në orët në vazhdim, ku parashikohet një i ftohtë siberian me borë në jug e qendër të vendit, por edhe në Rome. Dëbora ka arritur në gjysmë metri në Val Trebbia, Valle Scrivia, Val d'Aveto dhe në shume zona të tjera të Xhenovas.
Reshjet e dëborës dhe stuhitë do të jenë karateristikat kryesore të motit gjatë ditëve të ardhshme edhe në Greqi, fenomene, që siç paralajmërojnë specialistët e shërbimit meteorologjik do të kenë vazhdimësi.
Që nga e hëna temperaturat do të shënojnë rënie, të shoqëruara me ngrica, kryesisht gjatë natës dhe herët në mëngjes, në zonat kontinentale.
Të martën dhe të mërkurën pritet përkeqësim i motit me reshje të fuqishme dëbore në pjesën lindore, në ishujt Sporade, Cikladet dhe Kretën Veriore, shtrëngata dhe erëra të fuqishme me densitet 5-7 ballë në pjesën perëndimore, deri 8 ballë në Jug dhe 6-8 ballë më Lindje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›