E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove LDK Deklarata e Thacit e pavertete Sejdiu ska kerkuar refuzimin e vendimit te GJK

25-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e djeshme e kryeministrit Hashim Thaci lidhur me kerkesen e ish kreut te shtetit per solidarizim ne refuzimin e vendimit te Gjykates Kushtetuese ka nxitur reagimin e LDK-se duke e konsideruar qendrimin e kryeministrit ne detyre si mashtrim dhe te pavertete. Sekretari i pergjithshem i LDK-se Rame Manaj tha sot se deklarata e kryeministrit ska baza vertetesie. Manaj tha se askush nga eksponentet e LDK-se nuk e ka bere nje gje te tille dhe kerkoi nga kryeministri qe te thote se kush ia ka kerkuar ate.
Giithashtu ne nje komunikate te leshuar nga LDK thuhet se
Presidenti Sejdiu perkatesisht kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves duke mos dashur te leshohet ne komente me te thella lidhur me deklaraten e z.Thaci kryeminister i Republikes se Kosoves lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese thekson prerazi se asnjehere nuk ka kerkuar nga z. Hashim Thaci qe te kundershtoje vendimin e Gjykates Kushtetuese.
E vetmja gje qe ka kerkuar Presidenti Sejdiu nga Kryeministri Thaci ka qene qe ai publikisht te deshmoje per marreveshjen e perbashket dhe me faktorin nderkombetar per kuptimin esencial te normes kushtetuese qe lidhet me pamundesine e ushtrimit te nje funksioni tjeter publik apo ne parti politike krahas pozicionit te Presidentit te Republikes. Thaci e ka pohuar se do ta beje nje gje te tille por kjo nuk ka ndodhur asnjehere.
Pavaresisht nga ky fakt Presidenti Sejdiu thekson se dalja nga koalicioni i LDK-se ne Qeverine e Kosoves ka arsye te thella te cilat jane theksuar deri tani ne paraqitjet e Presidentit Sejdiu perkatesisht kryetarit te LDK-se dhe zyrtareve tjere te LDK-se thuhet ne komunikate.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›