E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika e Kiribatit vendi i 71 qe njeh Pavaresine e Kosoves

25-10-2010 / Gazeta 55

Republika e Kiribatit nje ishull koralor ne Oqeanin Paqesor eshte vendi i 71-te qe ka njohur pavaresine e Kosoves. Lajmin e beri publik sot vete Ministria e Puneve te Jashtme te Kosoves. Sipas saj Republika e Kiribatit ka shprehur gjithashtu gatishmerine qe me Republiken e Kosoves te lidhe marredhenie bilaterale diplomatike per zhvillimin e raporteve miqesore dhe bashkepunimit midis dy vendeve ne fushat politike tregtare dhe ekonomike. Ne noten verbale te derguar institucioneve te Kosoves nga autoritetet e Kiribatit thuhet se Republika e Kiribatit ka njohur pavaresine e Kosoves. Ka qene vete ministria e Puneve te Jashtme te Republikes se Kiribatit qe ka njoftuar se Kiribati ka marre vendim per njohjen e Pavaresise se Republikes se Kosoves me date 21 tetor 2010. Por edhe vete kryetari i partise Aleanca Kosova e Re Behxhet Pacolli e kishte njoftuar me heret kete lajm. Republika e Kiribatit u pavaresua si koloni e Mbreterise se Bashkuar ne vitin 1979. Kiribati eshte anetar i Bankes Boterore si dhe anetar i Organizates se Kombeve te Bashkuara qysh prej vitit 1999.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›