Kosovë, LDK akuza ndaj ministrit të Arsimit për historinë

Lidhja Demokratike e Kosovës, për të dytën ditë me radhë, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po bën përpjekje të falsifikojë historinë. Këtë radhë, ajo i është drejtuar ministrit të Arsimit të Kosovës, duke theksuar se ky i fundit po përpiqet të falsifikojë historinë.
“Ministri i Arsimit, Ramë Buja, në frymën e sjelljes së Qeverisë së tij dhe me gjuhën e saj, ditën që reagoi LDK-ja, ka provuar se falsifikimi i teksteve të historisë tanimë ka filluar”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj partie.
Ndër të tjera, LDK-ja, nënvizon se ministri i Arsimit të Kosovës i ka quajtur akuza, trillime, shpifje raportimet e mediave dhe reagimin e LDK-së, por vetë ka dëshmuar se Komisionet për ndryshimin e teksteve tani janë formuar.