Kosove LDK akuza per zgjedhjet e 12 dhjetorit

Partitë kryesore në Kosovë kanë replikuar sërish mes tyre për krijimin e Qeverisë së ardhshme, edhe pse pritet rivotimi I 9 janarit që të mësohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 dhjetorit. Pasi kreu i Qeverisë, Hashim Thaci u shpreh I sigurtë për krijimin e Qeverisë dhe mandatin e saj 4 vjecar, kreu I LDK-së, Isa Mustafa ka theksuar se qeveria e ardhshme nuk do të jetë e qëndrueshme sepse del, sipas tij, nga një sistem zgjedhor jo legjitim dhe i manipuluar. Mustafa ka kritikuar kryeministrin në detyrë duke thënë se po e lavdëron një proces zgjedhor jo demokratik.
“Ai i lavdëron zgjedhjet dhe është e çuditshme se si mund që dikush të lavdëroj këtë proces zgjedhor për të cilin të gjithë thonë se ka pasur vjedhje dhe mbushje të kutive. Ai nuk është fare koshijent dhe i përgjegjshëm për atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe unë mendoj se ai duhet të bëhet më i përgjegjshëm për këtë situatë”, tha Isa Mustafa, Kryetar i LDK-së.
Lidhur me mundësitë e bisedimeve me partitë tjera për krijimin e një koalicioni qeverisës të udhëhequr nga LDK në rast se këtë dështon ta bëjë PDK si partia me numrin më të madh të votave, Mustafa ka thënë se ende nuk ka asgjë konkrete dhe se pret deri sa të publikohet rezultati final i këtyre zgjedhjeve.
Shkëlzen Osmani