E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi i presidentit per Krishtlindje

Presidenti i Republikës, Bamir Topi  ka percjelle urime te perzemerta te gjithe besimtareve te krishtere, qe kremtojne  Krishtlindjen. Ne mesazhin  qe i ka derguar mon sinjor Rrok Mirdites, dhe kryepeshkopit Janullatos, kreu i shtetit eshte shprehur se kjo festë e bekuar përcjell lumturi dhe u jep besimtarëve të krishterëve në mbarë botën gëzimin shpirtëror dhe shpresën për jetën. Për besimtarët e krishterë shqiptarë, ka theksuar, zoti Topi,  Krishtlindja është një ditë e bekuar dhe përbën një traditë të mirë për të treguar dashurinë për të afërmin, mbështetjen për ata që kanë nevojë, kujdesin ndaj familjes.

"Është e rëndësishme që këto vlera njerëzore të trashëgohen nga brezat e rinj,  të dominojnë sidomos sot, kur një pjesë e popullsisë po përjeton momente të vështira për shkak të përmbytjeve, për të dëshmuar edhe një herë se në të mirë e në të keq, ne shqiptarët jemi përkrah njëri-tjetrit pa asnjë dallim. Paqja, shpresa dhe gëzimi mbizotërofshin në shpirtin e në familjet tuaja!", përfundon urimi i kreut të shtetit.

Alsat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›