ERE gjobit CEZ Shperndarjen kompania shkeli ligjet

CEZ shpërndarja shkel rëndë ligjet e vendit dhe vendimet e institucioneve. Ky është përfundimi I mbledhjes së bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë i mbledhur në 15 nëntor të këtij viti. Për këtë arsye ky bord me vendimin numer 90 të datës 15.11.2010 ka vendosur dënimin me gjobë të CEZ shpërndarje. Arsyetimi I marrë në vendimin e këtij institucioni është mjaft i qartë.
Që në fillim saktësohet se një veprim I tillë ndërmerret për shkeljet e konstatuara lidhur me moszbatimin nga ana e CEZ-it të vendimeve të nxjerra nga ERE. Më konkretisht në fakt, bëhet fjalë “Per moszbatim te kushteve te percaktuara ne license dhe konkretisht te pikes 3.1, te Licenses per Aktivitetin e Furnizimit Publik me Pakice te Energjise Elektrike”. Por cfarë parashikon në fakt pika 3.1 e kësaj license e miratuar nga ERE? Në pikën 3.1 të liçensës përcaktohet se “ I Licencuari do të respektojë Legjislacionin në Fuqi, gjate ushtrimit te funksioneve sipas kesaj license.” E thënë ndryshe, nuk bëhet fjalë për moszbatimin e vendimit të një institucioni të vetëm, por të të gjithë kuadrit ligjor në vend që rregullon këtë sector.
Ky sigurisht që është një veprim mjaft i rëndë që i shtohet abuzimeve të vazhdueshme që CEZ shpërndarje kryen ndaj konsumatorit shqiptar. Por megjithatë, kompania çeke nuk pajtohet me vendimin e ERE-s dhe bën ankesë në këtë institucion për vendimin e marrë. Në shqyrtimin që i është bërë ankesës, në mbledhjen e datës 1 dhjetor të këtij viti, bordi i komisionerëve, ERE konstaton se operatori privat i shpërndarjes, ka riformuluar të njëjtat argumenta dhe nuk ka paraqitur asnjë document të ri ku do të mëbshtetej ankesa. Për këtë arsye, në 1 dhjetor 2010 ERE lë sërish në fuqi vendimin e gjobës. Ky është një tjetër konfirmim që CEZ shpërndarje vazhdon të funksionojë në shkelje të plotë të legjislacionit në fuqi, pavarësisht se ai mjaft favorizues për të.
Ervin Toti