E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delvinë, ekzekutohet me armë zjarri 19-vjecari

DELVINË- Vritet me armë zjarri një 19-vjecar në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fashtit Bajkaj kur të afërmit kanë gjetur të riun të plagosur rreth 500 metra larg shtëpisë së tij në krah të austostradës së rrugës së re në ndërtim Delvinë-Ura e Kardhiqit.

Menjëherë ata e kanë dërguar në spitalin e Sarandës, por pas 15 minutash i riu Fildian Licaj ka humbur jetën.

Mësohet se 19-vjecari kishte një plagë në shpatullën e majtë e shkaktuar nga një armë zjarri tip pistoletë e cila u gjet po në vendin ku ishte gjetur ai nga të afërmit.

Ende nuk bëhet e ditur asgjë në lidhje me autorin e ngjarjes apo shkakun, por paraprakisht mendohet një konflitk i mundshëm.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›